Muhaxhiri: Amerika nuk kërkon politikan me veprime të befasishme, nuk ka llogari që ta lus një kryeministër 

(Lajm i përditësuar)


Muhaxhiri: Amerika nuk kërkon politikan me veprime të befasishme, nuk ka llogari që ta lus një kryeministër 

Artan Muhaxhiri në ”Click” të RTV21 tha se kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit do t’i kushtojë marrja e vendimeve pa koordinimin me ndërkombëtarët.

Muhaxhiri ndër tjera shtoi se Amerika kërkon aleatë afatgjatë, nuk kërkojnë politikanë që bëjnë veprime të befasishme.

”Kjo do t’i kushtojë, sepse SHBA kërkon aleat afatgjatë, nuk kërkojnë politikan të cilët bëjnë veprime të befasishme, sepse ata planet i bëjnë për vite apo dekada, kjo do t’i kushtoj Kurtit. Nuk ka llogari Amerika që ta lus një kryeministër të një vendi me 1.6 milionë banaorë që të jetë pjesë e projekteve gjeostrategjike, gjeopolitike”, tha Muhaxhiri.


Muhaxhiri: Kurti e ka të drejtën ta bëjë zgjedhjen sa i përket raportit me SHBA-të

Artan Muhaxhiri në ”Click” të RTV21 duke komentuar deklaratat e ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit James O’Brien, që Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit, tha se një gjë është e qartë ”vendimet e gabuara mund të kenë dëme afatgjate”.

”Kurti e ka të drejtën e zotit ta bëjë zgjedhjen e tij sa i përket raportit me SHBA-të”, tha Muhaxhiri.


Krasniqi: Hyrja eventuale e Serbisë në Kosovë me ushtri e pamundshme në rrethanat aktuale

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Kolë Krasniqi tha në emisionin “Click” në RTV21 tha se hyrja eventuale e Serbisë në Kosovës me ushtri besoj që është e pamundshme në rrethanat aktuale.

”Pushtimi i Kosovës një ëndërr e kahmotshme e Serbisë, hyrja e tyre eventuale me ushtri besoj që është e pamundshme në rrethanat aktuale, përderisa në Kosovë është NATO-ja që e ka një garancë për mbrojtjen territoriale të Kosovës”, tha Krasniqi.


Krasniqi: Bashkësia Ndërkombëtare nuk po vepron me ashpërsinë e duhur

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Kolë Krasniqi tha në emisionin “Click” në RTV21 tha se Bashkësia Ndërkombëtare nuk po vepron me ashpërsinë e duhur ndaj Serbisë, por edhe ndaj Prishtinës.

”Shqetësimi është se Bashkësia Ndërkombëtare nuk po vepron me ashpërsinë e duhur as në raport me Prishtinën, e sidomos në raport me Beogradin që t’i ndalin aspiratat e veta për veprimet e veta të dhunëshme ndaj institucioneve të Kosovës”, tha Krasniqi.


Uglanin: Komuniteti serb në veri janë të obligueshëm të marrin pjesë në protesta

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanin në ”Click” të RTV21 tha se qytetarët në pjesën veriore shprehin shqetësimin e tyre rreth situatës.

”Komuniteti serb më shumë po kërcënohen përmes telefonatave, përmes thirrjeve, përmes grupe, çdo organizim me protesta ata janë të obligushum të marrin pjesë në protesë”, tha Uglani.

Ai tutje tha se  ”ata si kuvend janë në shërbim të qytetarëve pa marrë parasysh se cilës përkatësi etnike”.


Shpërndarja e fletushkave në veri, Uglanin: Situata po tensionohet përmes protestave

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanin në ”Click” të RTV21 ka folur për shpërndarjen e fletushkave me nxitje të urrejtjes në hyrje të ndërtesave dhe rrugëve të ndryshme në Mitrovicën e Veriut nga një organizatë.

Ai gjithashtu tha se fletushkat kanë filluar të shpërndahen pas protestës së mbajtur dje.

Me paralajmërimin e protestës tjetër nga organizata e pensionistëve serbë në veri më 24 shkurt, sipas Uglanit do ketë tensionim të situatës.

”Po tensionohet situata përmes protestave, përmes këtyre grupeve”, tha Uglani./21Media

 

Back to top button