Muhaxhiri: Deklaratat e Escobar dje dhe sot janë maksimumi gjendjes negative para prishjes së raporteve

Analsiti Artan Muhaxhiri në emisionin “Click” ne RTV21 analizoi deklaratën e sotme të emsiarit Gabriel Escobar lidhur me çështjen e dinarit.

“Zoti Escobar është qendrim amerikan politikanët amerakanë janë shumë të saktë në termet që i përdorin, sot Escobar përmendi dy terme që janë shumë të vështira për Kosovën, e para tha se kjo është një çështje emergjente humanitare, pra edhe emergjente edhe humanitare, me qenë vetëm emergjente politike është diçka tjetër, me qenë humanitare ky është niveli maksimal kritike. E dyta tha që ky komunitet vërtetë po vuan, d.mth po vuan komuniteti serb për shkak të vendimit për dinarit….këto fjalë do të përdorën si refernca për fat të keq edhe është negative që vjen prej një diplomati amerikan”, tha Muhaxhri duke shtuar se këtë do ta përdorin edhe serbët duke thënë se edhe “amerkanët po ju kritikojnë që po e bëni të vunai një popullatë të moshuar…”., tha ai.

“Portretizohet Kosova si një shtet i pashpirt që nuk dëshrion t’i trajtojë problemet e pakicës.”, tha Muhaxhiri.

“Kurti është duke e sifduar durimin e ndërkombëtarëve nuk do të vazhdojë kështu përjetësisht, që gjithsecilin vendim të pranojë lutje e kërkesa të jashtëzakonshme…sot edhe dje veçanërisht në konferencë për shtyp Escobar ky ishte maksimumi gjendjes negative para prishjes së raporteve, në momenti kur një diplomat i këtij kalibri i thotë këto fjalë atëherë kjo do të thotë se çfarë beteje e madhe është bërë në prapaskenë,”, tha Muhaxhiri./RTV21/21Media

Back to top button