Muhaxhiri: Opozita po dështon në strategji

Analisti politik Arton Muhaxhiri në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se, ndonëse në partitë politike në Kosovë janë bërë përpjekje për reforma, por sipas tij, partitë opozitare kanë mungesë të një strategjie të qartë politike.
Sipas tij, kjo mungesë e strategjisë është një nga faktorët kryesorë që po e dallon opozitën nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Reforma ka pasur në partitë politike, kanë bërë përpjekje, por te partitë opozitare mungon strategjia, për dallim nga VV-ja”, u shpreh Muhaxhiri.
Sipas tij, qasja strategjike e partive politike është vendimtare për suksesin e tyre në skenën politike të Kosovës.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?