Kaloni te përmbajtja kryesore

”Kurgjo nuk mbetet për atë dynja”, Canaj: Osmani s’ka më besueshmëri për balanca

Analisti politik Blerim Canaj ka komentuar intervisten e kandidates për presidente nga LDK-ja Vjosa Osmani të dhënë për emisionin ”Click” të RTV21, e cila tha se deshiron që ”të krijojë balancimin institucional dhe funksionimin demokratik të shtetit.’.

Lidhur me këtë Canaj tha se disa prej qëndrimeve të Osmanit nuk gëzojnë më besueshmëri në opinionin publik, sepse kur ajo ishte presidnete ”nuk ka pasur balanca.

“Thonë një fjalë popullore: ‘Kurgjo nuk mbetet për atë dynja’. Vjosa Osmani është shumë inteligjente, por për shumë gjëra që i tha, në sytë e mi u vërejt që nuk ka kredo t’i thotë. Si duket Albin Kurti e ka shfrytëzuar gjatë mandatit. Nuk mund t’i besojmë më Osmanit kur flet për balanca që duhet të krijohen në shtet, pasi gjatë mandatit të saj nuk janë ndërtuar këto balanca. Kemi pasur shumë kritika. Nuk ka më kredo, sepse nuk ka më besueshmëri”, u shpreh Canaj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button