Muja për veriun: Është shtrirë sovraniteti, është vendosur rendi dhe ligji

(Lajm i përditësuar)
Muja për veriun: Është shtrirë sovraniteti, është vendosur rendi dhe ligji
Ligjeruesi i shkencave politike, Basri Muja, në emisionin “Click” të RTV21, ka folur për situatën në veri të Kosovës duke thënë se në të është shtrirë sovraniteti dhe është vendosur rendi dhe ligji.
Gjendja në veri është krejt tjetër, është shtrirë sovraniteti, është vendosur rendi dhe ligji. Janë kthyer njerëz të cilët i kanë zgjedhë komuniteti, asnjë problem se kemi me atë çështje. Ata duhet të punojnë me ligj të Kosovës, dallimi është që tani atje kemi një polici tjetër dhe kemi një gjyqësi tjetër”, tha ai./21Media
Muja: Kosova ka vend për një parti të re politike
Ligjeruesi i shkencave politike, Basri Muja, në emisionin “Click” të RTV21 tha se Kosovës i duhet një parti e re. Ai përmendi edhe vështirësit të cilat janë për të formuar atë.
“Një grupim i ri i cili nuk përjashtoj që do t’i bashkoheshin personalitetet të caktuara të cilat janë të pa kënaqura me zhvillimet, këta njerëz i kemi. Sot ka vend për një parti sado që është vështirë me formuar një parti e cila do të ishte e gatshme me dalë në zgjedhje, mendoj që ka vend”, theksoi ai./21Media
Muja: Partitë dhe qytetarët janë lodhur, që një vit jemi në zgjedhje
Ligjeruesi i shkencave politike, Basri Muja, në emisionin “Click” të RTV21, tha se partitë dhe qytetarët janë lodhur për çështjen e zgjedhjeve. Duke shtuar se si pasojë e fushatave zgjedhore ka shterrpësim të ideve.
“Partitë i kemi që i kemi pasë, idet nuk është që kemi parë diqka të re. Mendoj që edhe partitë, qytetarët janë lodhë sepse ne që një vit jemi në zgjedhje, nuk është që ka lëvizur diqka, vazhdimisht kemi qenë në fushata zgjedhore dhe unë vërtet nuk e kam të qartë se çka munden me ofruar partitë tani prej asaj që e kanë proklamuar që do ta ofrojnë në fushatën zgjedhore para një viti dhe menoj se si rezultat i kësaj kemi edhe këtë shterrpësinë e idesë dhe një fushatë zgjedhore shumë më patike”, tha ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?