Canaj: Kurti për mos dëshminë në Prokurori është dashur të arrestohet

(Lajm i përditësuar)
Canaj: Nëse VV fiton zgjedhjet dhe nuk është e gatshme për kompromise, ekziston rreziku për futjen në një kolapsi social
Analisti politik, Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21, tha se nëse Vetëvendosje prapë i fiton zgjedhjet dhe nuk ka gatishmëri për kompromise, paralajmëroi se mund të futet Kosova në kolaps social.
“Gjykata Supreme e ka një vendim që e thotë qartazi që nuk ke të drejtë që me shkuar në zyre të kryeministrit, e pastaj me shkuar me votu si deputet, por ky e ka bërë atë që unë shpesh e kam quajtur uzurpim të institucioneve. Por kjo mua më tregon edhe diçka, para përgaditje për problemet në të ardhmen e afërt pas zgjedhjeve do të thotë nga kjo e kam frikën tani, përshkak se në qoftë se ky prapë i fiton zgjedhjet dhe nuk është i gatshëm prapë për kompromise, atëherë ekziston rreziku që ne me të vërtetë të futemi në një kolaps social, përshkak se e kemi edhe buxhetin”, deklaroi ai./21Media
Canaj: Kurti për mos dëshminë në Prokurori është dashur të arrestohet
Analisti politik, Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21, tha se Albin Kurti nga mos përgjigja e Prokurorisë Speciale për dëshmi është dashur të arrestohet.
“Albin Kurti nuk ka shkuar kurrë me iu përgjigj prokurorisë edhe nuk i ka ndodhë asgjë. Prokuroria nuk ka vepruar si të duhet është dashtur ta arrestoj. Jo si shkohet kësaj prokurorie, pasi prokuroria nuk ia dërgon policinë me lidh pse me i shku. Ku është kredibiliteti i kësaj prokurorie derisa Rozeta Hajdari sillet e lirë dhe ende i thotë vetës ministre. Çfarë gjyqësie kemi ne që faktikisht ministrat i bëjnë vendimet në Facebook-a para se të marrë Gjykata vendim”, tha ai./21Media
Canaj për Vetëvendosjen: Na kanë lodh me propaganda dhe me keqpërdorimin e parave për blerjen e votës
Analisti politik, Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21 tha se Vetëvendosja ka lodhur popullin me propaganda dhe me keqpërdorimin e parave për blerjen e votave.
“Po dëshirojmë të mohojmë faktin se Kosova është bërë vend i krimit energjetik, po si është e mundur o burrë që tani, si është e mundur që tani në këtë kohë të gjitha kompanitë që po e ndërmjetësoshin rrymën po dalshin nga kabineti të kryeministrit, e kishin një farë vegze. Na kanë lodh me këto sene, propaganda, na kanë lodhur duke keqpërdor paratë tona për të blerë vota”, tha ai./21Media
Canaj: Nuk kam dëgjuar ndonjë herë që Ramush Haradinaj ka ofenduar dikë përpara
Analisti politik, Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21, tha se nuk mund të krahasohet gjuha e Bedri Hamzës me atë të Vetëvendosjes, Duke shtuar se nuk e ka dëgjuar ndonjë herë që Ramush Haradinaj ka ofenduar ndonjë kënd përpara.
“Nuk mundesh me krahasu, Bedri Hamzën, gjuhën e tij me të Vetëvendosjes, tani nuk mundesh me thënë Ramush Haradinaj, e ka pritë kur e ka parë se si po flasin këta asgjë nuk ka bërë tjetër, vetëm ka folur me gjuhën e tyre me iu tregu se edhe unë di kështu, unë ashtu e kam parë. Unë nuk e kam dëgjuar ndonjë herë që Ramush Haradinaj e ka ofenduar apo fyer dikë përpara”, deklaroi Canaj./21Media
Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar
Analisti politik, Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21, tha se jetesa e qytetarëve është përkeqësuar këto vite.Ai përmendi edhe çështjen e pagave duke thënë se ato mbetet të njëjta.
“Mendoj që ky fokusi mbi pagat, pensionet tregon qartazi se si është përkeqësuar jetesa e qytetarit këto vite dhe gjithmonë partitë ofrojnë atë se çka i duhet apo mendohet që i duhet qytetarit dhe është një detaj interesant zakonisht qytetarin e varfëruar e gëzon shumë lehtë, në kuptimin e asaj që ia gjuan 50 euro për t’i thënë se pensionin po të ndihmoj pak, gëzohet sepse është i varfër. Tek pagat është e njëjta”, tha ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?