Muja: Po, Kurti ka agjendë për veriun

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, deklaroi se kryeministri Albin Kurti ka agjendë për veriun e Kosovës.
Në seancën ku po diskutohet për shtrenjtimin e energjisë elektrike, Muja theksoi se agjenda e Kurtit është e natyrës që nuk mbahet referendumi serb në Kosovë, reciprocitet për targa dhe luftimi i krimit në veri.
Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, tha dje në një konferencë për media se kryeministri i vendit, Albin Kurti ka një plan për veriun, por nuk po e bën të ditur as me përfaqësuesit e qytetarëve në Kuvend./21Media

Back to top button