Muja reagon për arrestimet: Prokurori nuk e din matematikën, dosja ka gabime elementare

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka reaguar për arrestimet për rezervat shtetërore dhe dosjen e prokurorisë.

Muja ka thënë se MINT në fund të vitit 2021 kishte hapur dy tenderë për blerje të grurit dhe kishin dështuar pasi s’kishte pasur oferta. Më pas ai ka thënë se në shkurt-mars 2022 kishte panik për miell, pasi s’kishte në markete dhe qeveri ndau 10 milionë euro për blerje të grurit dhe produkte tjera të rezervës shtetërore, ndërsa një lider i opozitës, ish-Ministër i Bujqësisë deklaron se Kosova kishte rezerva gruri vetëm për tri ditë.

Ndërsa, sa i përket dosjes së prokurorisë, ai ka shkruar se nuk është e vërtetë që janë shkelur procedurat e prokurimit, ai që është kufizuar konkurrenca.

Sipas Mujës prokurori nuk e di matematikën kur thotë se është dëmtuar buxheti në vlerë prej 601 mijë euro.

Ai ka ka thënë se dosja e prokurorit është e shkoqitur nga konteksti dhe ka gabime elementare dhe se zyrtarët janë arrestuar pa u dëgjuar fare.

“Çka nëse vjen malli nesër, pas një jave apo muaji? Motivi për te stërpikur apo ‘luftuar puritanizmin e VV’ nuk është vetëm i opozitës. A dëgjohen eksponentët e PLAN që kanë shitur tokat bujqësore (2 euro ari), kanë vjedhur subvencionet e grurit dhe kanë shterur rezervat duke mbajtur ders?”, ka shkruar Muja./21Media

Back to top button