Muja: Zgjedhjet s’janë synimi i VV-së, kemi mandat të fuqishëm

Partitë opozitare thonë se Qeveria Kurti e ka rrezikuar Kosovën me përplasjen me Bashkësinë Ndërkombëtare, posaqerisht me ShBA-në dhe kërkojnë zgjedhje të reja. Por, deputeti i VV-së, Armend Muja tha se zgjedhjet nuk janë synim i VV-së pasi që siç tha ai, partia e tij ka një mandat të fuqishëm.

“Ne të shkojmë në zgjedhje? Shko ajo nuk është synimi jonë sepse ne kemi një mandat të fuqishëm. Ne kur kemi dal dhe iu kemi premtu njerëzve që do të zbatohet kushtetueshmëria dhe ligjshmëria e Kosovës, nuk e kemi bo siç e ka bë pozita më herët, vërtetë e kemi menduar ashtu. Mendoj që jemi në një kontratë shoqërore dhe nuk mund të shkoqitemi nga ajo”, tha Muja këtë të enjte në emisionin “Click” në RTV21.

Ai tutje tha se përkrahja për VV-në dhe kryeministrin Kurti është më e larta që ka qenë në vitet e fundit.
Ndërsa sa i përket asaj se kush është më pro-amerikan, Muja u shpreh se çdo përfaqësues i VV-së është për orientimin perëndimor dhe Aleancën Euroatlantike./21Media

Back to top button