“Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, sfidë për bizneset”
Sot prezantohet studimi “Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, sfidë për bizneset”
Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ, sot me fillim nga ora 10:00 do të organizojë forumin e biznesit me temën “Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, sfidë për bizneset”, e cila do të organizohet si aktivitet i veçantë në kuadër të panairit të produkteve bujqësore dhe agro-industriale “Prishtina 2017”.
Në këtë forum biznesi përveç pjesëmarrjes së përfaqësuesve institucional dhe atyre nga sfera e biznesit Kosovar, pjesëmarrës do të jenë të rinjtë e kualifikuar që kërkojnë punë. Organizimi i këtij forumi biznesi ka për qëllim që t’u mundësojë bizneseve që të flasin haptas për njërën ndër barrierat kryesore që ata kanë, dhe që është mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar.
Gjithashtu, do të jetë një mundësi e mirë për të krijuar kontakte në mes të ndërmarrësve që kanë nevojë për punëtorë me shkathtësi të veçanta dhe punëkërkuesve, si dhe të zhvillohen ide të reja për t’i ndihmuar ndërmarrësit në tejkalimin e barrierave të të bërit biznes.