Mungojnë mësimdhënës të fizikës dhe gjermanishtes!

Në disa shkolla të komunave të Kosovës, mungesën e mësimdhënësve të gjuhës gjermane dhe fizikës po e pësojnë nxënësit. Drejtoritë Komunale të Arsimit janë të detyruara të kërkojnë alternativa të tjera, duke i punësuar studentët ose në raste të tjera mësimdhënësit e lëndës së gjuhës angleze të japin edhe gjermanishten. Ministria e Arsimit thotë se për mungesa të tilla duhen bërë përpjekje maksimale që zëvendësimi të jetë sa më i kualifikuar i mundshëm./21Media

Back to top button