Murati: Do të mbështesim qiratë dhe pagat e punëtorëve për gastronominë

 

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sa i përket masave për të mbështetur bizneset që preken nga vendimet për kufizimin e shërbimit, ka thënë se ideja kryesore aktualisht është që të mbështeten qiratë dhe pagat e punëtorëve.

“Sa i përket masave për të mbështetur bizneset që preken nga vendimet për kufizimin e shërbimit, ne kemi takuar përfaqësuesit e këtyre sektorëve dhe i kemi siguruar që mbështetja nuk do të mungojë. Ideja kryesore është që të mbështeten qiratë dhe pagat e punëtorëve. Qëllimi ynë do të jetë që të ruhet shëndeti ekonomik por pikë së pari të ruhen vendet e punës”, ka thënë Murati sot në konferencë për media.

Nga sot në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCovid-19. Këto masa po prekin më së shumti gastronomët aktiviteti i të cilëve do pezullohet nga nesër deri më 18 prill. Në mesin e masave antiCovid-19 të miratuara nga Qeveria e Kosovës është edhe ndalim qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00-05:00 përveç në rastet emergjente./21Media

Back to top button