Murati: Fillimisht të pastrohet lista e veteranëve, pastaj të rriten pensionet

U diskutua edhe për përfshirjen e veteranëve të luftës në projektligjin për pagë minimale
Përfshirja e veteranëve të luftës në projektligjin për pagën minimale u shtrua në Komisionin parlamentar të Mirëqenies Sociale. Deputeti nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu tha se 250 euro për veteranët nuk ndikojnë në buxhetin e shtetit.
Ndërsa, ministri i Financave Hekuran Murati tha se fillimisht duhet të bëhet pastrimi i listës së veteranëve të luftës e pastaj rritja e pensioneve të tyre./21Media

Back to top button