Kaloni te përmbajtja kryesore

Murati fton pensionistët pa 15 vjet stazh të regjistrohen në formular për pension të pjesshëm kontributiv

Të gjithë pensionistët që për shkak të largimit të dhunshëm nga puna në vitet 90-ta nuk kanë arritur t’i plotësojnë 15 vite stazh, e që tash marrin vetëm pensionin bazik, do të kenë mundësinë që të kalojnë në kategorinë e pensionit parcial kontributiv, nëse i plotësojnë kriteret sipas ndryshimeve ligjore të miratuara nga Kuvendi. Kështu njoftoi sërish Ministri i Financave Hekuran Murati.

Ai po ashtu i ftoi pensionistët të regjistrohen në një formula online deri në fund të muajit gusht.

“Para se të fillojë zbatimi i skemës së re, ftohen të gjithë pensionistët që kanë kontribute të regjistrohen në formularin më poshtë deri në fund të muajit gusht, ashtu që zyrat e pensioneve pastaj t’i ftojnë sipas radhës për paraqitjen e aplikacionit për kalim në skemën parciale kontributive në mënyrë që të evitohen pritjet e gjata para sporteleve. “, shkroi Murati në Facebook.

Kuvendi i Kosvës në fund të korrikut  ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimit e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, i cili ua njeh pensionin kontributdhënës mijëra pensionistëve./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button