Dogana gjen drogë në pakon postare që ishte dërguar nga një shtet i huaj

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar substancë narkotike në një dërgesë postare që po vinte nga shtetet e huaja.
Sipas njoftimit në Postën Doganore zyrtarët doganorë dyshuan në përmbajtjen e pakos dhe vendosën ta hapnin atë.
“Pas hapjes së pakos janë gjetur qese të vogla me përshkrime tjera por brenda gjendej substanca e dyshuar për marihuanë. Konform procedurave për mallra te ndaluara, është njoftuar
Policia e Kosovës — Njësiti Anti Drogë, që kanë konstatuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike e llojit marihuanë. Rasti është dorëzuar tek Policia e Kosovës. Sasia e substancës narkotike ishte 115 gramë”, thuhet në njoftimin e Doganës./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?