Murati: Kosova nuk do të ketë krizë buxhetore

“Kuvendi tashmë është konstituuar”

Alarmit të ngritur nga institucionet e ndryshme buxhetore të Kosovës, për krizën buxhetore që e pret vendin nga muaji mars, për shkak të mos miratimit të buxhetit për vitin 2020, deputeti i LVV-së Hekuran Murati i është përgjigjur se kjo nuk do të ndodh.

Sipas Muratit Kuvendi i Kosovës është funksional dhe krejt çka duhet të bëhet për këtë çështje, është formimi i komisioneve parlamentare që të sigurohet funksionimi i plotë i institucionit.

“Kosova nuk do të ketë krizë buxhetore. Kuvendi tashmë është konstituuar dhe krejt çka duhet është formimi i komisioneve parlamentare që të sigurohet funksionimi i plotë i institucionit”, ka shkruar ai në Facebook.

Por duke mos dhënë sqarime, se si do të realizohet kjo, ai pyetjeve të  shumta të qetarëve u është përgjigjur se “krejt çka duhet për këtë, janë 61 vota”, ndërsa ka shtuar buxheti do të jetë i Qeverisë së re dhe se qëllimi i shkrimit ët tij ishte të mos krijohet panik, sidomos tek ata që varen nga transferet sociale.

Back to top button