Kaloni te përmbajtja kryesore

Murati: Në 2022-ën, Kosova ka pasur pakon më të madhe mbështetëse për subvencionin të energjisë elektrike

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, me 4.3% të GDP-së për masa mbështetëse të familjeve në nevojë dhe për subvencionim të energjisë elektrike, Kosova ka pasur pakon më të madhe mbështetëse në rajon gjatë vitit 2022.

Murati ka shkruar në Facebook se inflacioni dhe kriza energjetike kanë goditur të gjitha vendet. Megjithatë, sipas tij, reagimet e qeverive nëpër shtete të ndryshme variojnë.

“Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, me 4.3% të GDP-së për masa mbështetëse të familjeve në nevojë dhe për subvencionim të energjisë elektrike, Kosova ka pasur pakon më të madhe mbështetëse në rajon gjatë vitit 2022. Çka e bën edhe më të veçantë situatën, është fakti që këto masa mbështetëse janë realizuar krahas uljes së deficitit buxhetor dhe konsolidimit të borxhit publik në të njëjtën kohë”, ka shkruar Murati./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button