Filmi “The Super Mario Bros” thyen rekord me lansim

Numri i dashamirëve të filmit “The Super Mario Bros. Movie ” që shikuan atë këtë vikend në kinema ishte i lartë.

Në pesë ditët e para të lansimit të tij, në 4,343 kinema të Amerikës Veriore fitoi 204.6 milionë dollarë, përfshirë edhe $146.4 milionë gjatë vikendit, thuhet sipas llorgaritjeve të studiove Universal dhe Illumination.

Ky film në boks ofisin botëror fitoi 377 milionë dollarë, duke thyer kështu rekordin për filmin më të shikuar të adaptuar nga një video lojë. Ai me këto shifra ia kaloi filmit Warcraft, i cili fitoi 210 milionë dollarë, dhe filmit Frozen 2, i cili fitoi 358 milionë dollarë.

Lansimi në botë i filmit Super Mario shënon hapjen më të madhe për 2023-tën deri më tani. Ky është rekord edhe për kompaninë Illumination, e cila qëndron edhe pas filmave të tjerë të suksesshëm siç është “Minions”.

Zërin për personazhin e Super Mario e ka huazur aktori Chris Prtatt.

Kritikët kanë kritika të përziera për filmin Super Mario. Sipas të dhënave nga Rotten Tomatoes, vlerësimet e tij kalojnë shifrat 56 për qind, ndërkaq publiku është më në favor të tij.

Filmi “Mario” nuk është i vetmi që u lasua në kinema këtë javë që lamë pas. Po ashtu u lasua filmi i Ben Affleck, “Air”. Ai u debutua në 3,507 kinema, ndërkaq u radhit në pozitën e katërt. Se sa do të ketë ai sukses më tutje, mbetet të shihet./21Media

Back to top button