Murati për ndërtimin e Universitetit në Mitrovicë: A po realizohet ky projekt me apo pa bekimin e qeverisë tonë?

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka reaguar në lidhje me ndërtimin e “Universitetit të Prishtinës në Mitrovicë”, ku ka thënë se në të kaluarën kryeministri Albin Kurti ka qenë më i zëshmi për situatën në veri.
A po realizohet ky projekt me apo pa bekimin e qeverisë tonë? – Ka pyetur Murati.
“Ka vite e vite, ka qeveri e qeveri, ka legjislatura e legjislatura kuvendi që nuk kanë arritur ta procedojnë ligjin e ri për arsimin e lartë, për shkak të statusit të një universiteti të mundshëm në Mitrovicën e veriut. Përveç të tjerash kjo vonesë ka vite që ka goditur mundësitë e një reformimi në sistemin tonë arsimor, duke mbetur peng i një ligji të ri. Sidoqoftë sot si ‘pa të keq’, përfaqësuesit e Serbisë, dhe të Listës Serbe i vunë themelet universitetit të financuar nga Serbia, që ata e quajnë, “Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë”. A po realizohet ky projekt me apo pa bekimin e qeverisë tonë? Cili është qëndrimi i aleatëve tanë? Asnjë reagim nga kryeministri, i cili në të kaluarën ka qenë më i zëshmi për situatën në veri dhe asnjë reagim nga asnjë dikaster qeveritar. Popullizmit të pafre opozitar, ia ka zënë vendin heshtja e pakuptueshme qeveritare”, ka shkruar Murati./21Media

Back to top button