Murati pyet anëtarët e SBAShK-ut për afërsinë e tyre me partitë politike

1 min read

Ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë diskutimit për grevën në Komisionin për Arsim, i është drejtuar përfaqësuesit të SBASHK-ut, Ymer Ymeri, duke e pyetur se cilës parti i përket.

“Nga ana e përfaqësuesëve të këshillit grevist u tha se kush janë dhe çfarë pozita mbajnë por konsideroj që megjithatë duhet t’i njohim më mirë dhe prandaj kisha disa pyetje për anëtarët për shkak se për zotin Ymeri është raportuar se është i afërt me subjekte të caktuara politike, ndoshta mund të na njoftoj a ka ndonjë afërsi të tillë” tha Murati ndër tjera.

Kjo gjë nxiti reagime nga pjesëmarrësit e këtij takimi.

Në anën tjetër, nënkryetarja e këtij komisioni Albena Reshitaj kërkoi nga Murati që ai të mos bëjë pyetje të tilla dhe i kujtoi atij se në këtë diskutim është pjesëmarrës në cilësinë e ministrit.

Ndërhyrje pati edhe nga kryetari i këtij Komisioni, Ardian Gola, i cili kërkoi që në këtë diskutim të përdoren argumente dhe gjuhë teknike dhe t’i iket gjuhës politike./21Media