Ymeri: Ministri nuk e transmetoi siç duhet kërkesën e SBAShK-ut

Ymer Ymeri nga SBAShK-u tha se në këtë takim kanë ardhur për të diskutuar për daljen nga situata aktuale duke u bazuar në tri pika që SBAShK-u i ka renditur si kërkesa dhe u ka dorëzuar dy ministrave të pranishëm.
“Erdhëm për një diskutim shumë korrekt me bisedu vetëm per tri pikat, i kemi thënë komisionit për arsim kur na kanë bërë ftesën nëse diskutojmë për me gjetë daljen me këto tri pika kemi me dal”.
Ai tutje shtoi se “te gjitha kërkesat që i tha ministrja Nagavci i kemi kërku dhe janë realizu. Po nisem edhe te problemi me ligjin e anëtarëve të këshillit grevist, nisu prej qeverisë për me ardh te sindikatat, sepse edhe në mesin e ministrave që kanë probleme me ligjin. Nuk kam pasur dëshirë në këtë formë me diskutu. Kosto e kërkesave të SBAShK-ut për këtë vit është 4 milion e gjysmë”.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se qeveria bën paketë mbështetëse për të gjitha kategoritë dhe nuk mund të ofrojë rritje për një kategori.
Ymeri tha se ministri nuk e transmetoi siç duhet kërkesën e SBAShK-ut.
“Kërkesa thotë: 10 % plus 50 euro të ofruara nga paketa. Ministri nuk e ceku paktetën por vetëm 10%”, shtoi Ymeri./21Media 

Back to top button