Murati takohet me homologun armen, flasin për bashkëpunim dhë anëtarësimin e Kosovës në KiE

Gjatë qëndrimit në Armeni ku po merr pjesë në takimet vjetore të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Ministri Murati u prit sot në takim nga Ministri i Financave të Armenisë, Vahe Hovhannisyan, njofton Ministria e Financave.

“Përgjatë këtij takimi, dy ministrat diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe thellimin e raporteve marrë parasysh ngjashmëritë mes të dyja vendeve. U diskutua edhe për mundësinë e organizimit të vizitave të ndërsjella të delegacioneve biznesore.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se Ministri Murati shfrytëzoi rastin të falënderojë Ministrin Hovhannisyan për mbështetjen e ofruar nga Armenia në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Në përfundim të takimit, palët u dakorduan për thellim të bashkëpunimit në procesin e reformave përmes shkëmbimit të njohurive dhe praktikave më të mira të të dyja vendeve.”, thuhet në komunikatë.

Back to top button