Murati: Të moshuarit mbi 80 vjeç që s’mund të lajmërohen në zyret e pensioneve, po vizitohen nga ekipet mobile

Pensionistët mbi 80 vjeç që s’mund të paraqiten në zyret e shtetit për të dëshmuar se janë gjallë janë duke u vizituar nga ekipet mobile në mënyrë që të vazhdojnë ta marrin pensionin. Kështu ka njoftuar Ministri I Financave, Hekuran Murati

Ai  tha se ky program prej korrikut është shtrirë në të gjithë vendin.

“Po vazhdojnë vizitat në shtëpi për pensionistët që janë mbi 80 vjeç apo që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht në zyret e pensioneve”, shkroi ministri në Facebook.

“Pas pilotimit me sukses të këtij programi, që nga muaji korrik e kemi shtrirë në të gjitha komuant, dhe tani ekipet mobile vizitojnë të gjithë ata që për shkak të moshës së shtyrë apo shëndetit e kanë të vështirë paraqitjen fizike në zyrat përkatëse”, shtoi Murati./21Media

Back to top button