Në Prishtinë u mbajt protestë në përkrahje të Kurtit

Është mbajtur një protestë në përkrahje të Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti. Disa qytetarë kanë marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e ekzekutivit në Prishtinë, me pankarta në duar përmes së cilave tregonin përkrahjen për qeverinë.
Marshi ishte organizuar nga Albert Shabani që vjen nga Skenderaj.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes profilit të tij në Facebook.
Në fotografitë e shpërndara, protestuesit shihen duke ftuar opozitën që të veprojë në mbështetje të shtetit.
“Marshojmë për Qeverinë, në mbrojtje të republikës dhe sovranitetit”, thuhej në një prej pankartave të protestuesve.