Kaloni te përmbajtja kryesore

Murati: Të votohen në paketë emri i Haxhiut dhe i nënkryetarëve të partive opozitare

Deputeti i Vetëvendosjes Hekuran Murati pas dështimit të tetë të konsitutimit të Kuvendi hodhi sërish akuza ndaj partive tjera që nuk po e votojnë Albulena Haxhiun për kryetar të Kuvendit.

“Siç edhe e patë, pra kemi një përsëritje të seancave të kaluara, ku Kuvendi dështon apo nuk arrin të konstituojë vetveten, e kjo vjen si rezultat për shkak që një pjesë e deputetëve pra refuzojnë që të votojnë për kandidatin të cilin apo për kandidaten në këtë rast, zonja Albulena Haxhiu, të cilën e kemi propozuar ne si fitues të zgjedhjeve e drejtë kjo e cila pra na garantohet dhe është e përcaktuar në Kushtetutë Konsideroj që një situatë e tillë po vjen për shkak të atyre që nuk po votojnë për në të njëjtën kohë të njëjtit pra ankohen që ka bllokim të situatës, bllokim të Kuvendit, siç e kemi thënë edhe më parë, bllokadë do të ishte po qe se ne do të do të vepronim siç kanë vepruar ata në të kaluarën, pra, të mos propozojmë fare kandidatë në seancë dhe pastaj kjo të zvarritet derisa ne të arrinim marrëveshje politike në situata të tjera për formimin e Qeverisë, siç ka ndodhur me ata Pra kur kryetari i Kuvendit, pos si kryetari të Kuvendit ka qenë pjesë e diskutimeve politike në formimin e Qeverisë ndërkaq në rastin tonë propozimi i kandidates për kryetar të Kuvendit është bërë në kuadër të konstituimit të Kuvendit, në mënyrë që t’i hapet rrugë qeverisë pra, formimi i Qeverisë vjen tek më pastaj që mandatari i përcaktuar, pra në këtë rast zotëri Kurti, do t’i ketë 15 ditë për formimin e Qeverisë. “, tha ai,

Më tej komentoi deklaratat e deputetëve të partive tjera për imponim të votës.

“Siç i dëgjuat edhe të tjerët, pra ka akuza që po kërkohet të votohet me zor, përkundrazi ne kemi dëgjuar që deputetë individualë tashmë kanë shprehur vullnetin dhe dëshirën e tyre që dalin nga kjo situatë, pra nga opozita po flas, që të votojnë për, në mënyrë që të tejkalohet kjo bllokadë Megjithatë, janë qëndrimet politike të subjekteve të tyre pra që nuk i lejojnë që të ndahen nga grupi parlamentar dhe nga vota uniforme që e kanë si grup, derisa i tërë grupi të ndryshojë mendim, Pra, nëse veç ka kufizim të drejtës për votim, ka në këto parti, të cilat pra insistojnë që të votohet kundër apo të mos merret fare pjesë në votim, ndërkaq, situatat e tjera, besoj që tashmë edhe janë më se të qarta, sepse i kemi përsëritur disa herë ajo çfarë po kërkon opozita me këtë insistimin që ne duhet t’i sigurojmë vetë votat pra si parti fituese e jo kjo të jetë obligim i të gjithë deputetëve të Kuvendit kjo na rezulton në situatën ku ata parimisht, pra po kërkojnë që ne pastaj të mos ua votojmë kandidatët e tyre për nënkryetarë.”, tha ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button