Murati thotë se synojnë punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se tashmë kanë thirrur disa organizata joqeveritare dhe disa kompani për t’i punësuar personat me aftësi të kufizuara.
“Masa për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, kemi thirrur disa organizata joqeveritare të cilat merren me këtë çështje për trajnim në punë 6 muaj ku do të paguhen 160 euro ndërsa kompania që ka pranuar apo organizata i merr 100 euro, ndërsa pas 6 muajsh nëse kompania vazhdon me punësimin e personave me aftësi të kufizuara do të mbështeten me 260 euro subvencionim”, ka thënë Murati para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale./21Media
 

Back to top button