Sërish merret vendim për rritjen e çmimit të derivateve në Kosovë

Prej ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë ka filluar që çmimet e derivateve të mos jenë stabile. E sipas kryetarit të shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, tregu do të stabilizohet vetëm pasi të përfundojë kjo luftë.
Në Kosovë, sot një litër naftë po kushton 1.75 euro, ndërkaq benzina 1.77 euro, varësisht nga operatori ekonomik dhe lokacioni.
Berjani në një prononcim për portalin rtv21.tv ka thënë se çmimet janë të larta, por kjo po ndodhë në gjithë botën.
“Sa i përket rritjes të çmimeve se a do te ketë rritje dhe sa do te mbërrinë çmimi s’mundemi me paragjyku se ka levizje të mëdha në berzën ndërkombtare. Çmimet janë të larta për gjendjen ekonomike të cilën e kanë qytetart tanë. Po rritja e derivateve është duke ndodhur në tërë globin e jo vetem te ne. Besoj që qytetarët tanë janë duke e kuptu se rritja e çmimeve e dikton berza. Dhe kjo po ndodhë në tërë botën. Stabilizim të tregut do të kemi pasi të perfundojë lufta Ukrainë – Rusi”, ka thënë Berjani./21Media

Back to top button