Muriqi dhuron 15,000 euro për të prekurit nga tërmetet

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka dhuruar 15 mijë euro donacion për dëmet e shkaktuara nga tërmeti që goditi një pjesë të madhe të Turqisë dhe Sirisë.
Turqia u përball me lëvizje të tokës me magnitudë 7.5 ballë dy herë dje gjatë ditës duke shkaktuar dëme të shumta dhe numër të madh të të vdekurve.
Pas dëmeve të mëdha të shkaktuara, Vedat Muriqi ka vendosur të dhurojë 15 mijë euro për të prekurit nga tërmeti.
Muriqi, i cili për disa vite ishte në Superligën e Turqisë te Fenerbahce iu ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.
“Dhimbja që përjetojmë është e papërshkrueshme. Lutjet e mia, zemra ime për të gjithë të prekurit nga tërmeti…Shërohen së shpejti të gjithë, Zoti i mëshiroftë ata që humbën jetën, u uroj shërim të shpejtë të lënduarve”, thuhej në postimin e Muriqit.
 

Back to top button