Muriqi feston sot datëlindjen, Majorka me urim të veçantë

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi feston sot datëlindjen. Prezrenasi i lindur më 24 prill 1994 tashmë është shndrruar në një nga sulmuesit kryesor në Evropë me shkëlqimin e tij në skuadrën spanjolle Majorka të cilën po e mban mbi super për të mbijetuar në La Liga këtë edicion.
“Sot ka ditëlindjen golashënuesi më i mirë i historisë sonë në LaLiga. Urime, pirate”, thuhet në urimin e Majorkas për Muriqin.
Muriq është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga me 21 gola të realizuar deri më tani, vetëm tri më pak se Kylian Mbappe i Real Madridit.
E ardhmja e tij së fundi është raportuar se mund të sjellë ndryshime pasi interesim të madh për të ka shprehur skuadra turke Fenerbahçe.