“Gëzuar ditëlindjen, President!”, fondacioni për Thaçin: Kosova e pret kthimin e tij

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot mbush 58 vjet derisa gjendet në paraburgim në Hagë.

Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” i ka uruar atij ditëlindjen, duke thënë se familja e tij dhe Kosova po e presin kthimin e tij.

“Afër gjashtë vite paraburgim në Hagë kanë shënuar një nga proceset më të gjata dhe më të ndjeshme për qytetarët dhe shtetin tonë. Gjykimi tashmë ka përfunduar dhe vendi po e pret vendimin e trupit gjykues. Pritja është për një vendim të drejtë dhe të mbështetur vetëm në fakte. Kosova e pret kthimin e tij. Familja e pret. E presin edhe bashkëpunëtorët dhe qytetarët që e vlerësojnë kontributin e tij në luftën për liri, përkushtimin për paqe, shpalljen e pavarësisë dhe shtetndërtimin e Kosovës si shtëpi të përbashkët për të gjithë”.

Fondacioni shtoi se “kjo pranverë duhet të jetë pranverë e drejtësisë”.

 

Back to top button