Muriqi: Greqia është kundërshtar shumë i fortë

Kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri të zhvillimi i ndeshjes së dytë për Kosovën në Ligën e Kombeve. Me fillim nga ora 21:45 minuta “Dardanët” e presin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kombëtaren e Greqisë.

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi para ndeshjes ka thënë se Greqia është kundershtar i fort.

“Greqia është kundërshtar shumë i fortë, i dimë pikat tona të forta. Nuk do i bëjmë gabimet që bëmë në pjesën e parë me Qipron, sa i përket golave nuk ka rëndësi kush shënon, por fitorja. Megjithatë edhe nëse shënoj dhe fitojmë do jem shumë i lumtur”, ka thënë Muriqi.
Kosova dhe Greqia janë takuar dy herë në të kaluarën në Ligën e Kombeve./21Media

Back to top button