Murseli: Jam i zhgënjyer nga lista e Kombëtares së Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) publikoi sot listën e lojtarëve të ftuar në kombëtare për ndeshjet e muajit shtator në Ligën e Kombeve.
Alain Giresse ka vendosur që me skuadrën të mos grumbullojë asnjë lojtarë të klubit të Dritës, dhe për këtë ka reaguar presidenti i gjilanasve, Valon Murselin.
Murseli përmes një postim në “Facebook” ka reaguar për faktin që futbollistët e tij nuk kanë pranuar ftesa nga Kombëtarja A dhe ajo e U21.
“Drita ka qenë ndër ekipet më të mira sezonin e kaluar, ka pasur paraqitje fantastike në Evropë dhe është lider aktual i Superligës së Kosovës dhe nuk e ka asnjë futbollistë të ftuar në Kombëtaren A ose atë të U21”, ka shkruar Murseli ndër tjera në Facebook./21Media

Back to top button