Muscat shumë pranë fitores

Malta mban presidencën deri në fund të qershorit

Kryeministri laburist në ikje, Joseph Muscat pritet të qëndrojë në pushtet pas fitores në legjislativet e së shtunës, referuar rezultateve paraprake të publikuara sot.

”Pavarësisht akuzave për korrupsion që tronditën fushatën, rezultatet tashmë bien dukshëm në kontrast me të për t’i mundësuar Muscat 43 vjeç, shpalljen e fitores. Është e qartë që zgjedhësit zgjodhën të ecin në të njëjtën rrugë”, deklaroi ai.

Partia nacionaliste (opozita) pranoi humbjen pas publikimit të rezultateve që e pozicionojnë Muskat me një avantazh prej 30.000 votash, i barazvlefshëm me 10 për qind të elektoratit.

Ky rezultat nënkupton se nuk do të ketë ndryshime sa i përket Bashkimit Evropian, ku Malta mban presidencën deri në fund të qershorit.

Back to top button