Musk ia rikthen llogarinë në Twitter ish presidentit amerikan

Llogaria e ish presidentit amerikan Donald Trump në Twitter është rikthyer.
Llogaria, e cila u hoq nga platforma pas sulmit të 6 janarit 2021, u rikthye pasi pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk postoi një sondazh të premten mbrëma duke pyetur përdoruesit e platformës nëse Trump duhet të rikthehet.
“Populli ka folur. Trump do të rikthehet”, shkroi Musk në Twitter të shtunën mbrëma.
The people have spoken.
Trump will be reinstated.
Vox Populi, Vox Dei. https://t.co/jmkhFuyfkv— Elon Musk (@elonmusk) November 20, 2022
Twitter ishte platforma e parë që ndaloi Trumpin pasi mbështetësit e tij shkelën Kapitolin e SHBA-së më 6 janar 2021, duke thënë se postimet e tij thyen rregullat. Kjo lëvizje u pasua shpejt nga Facebook, Instagram, YouTube, Snapchat, Twitch dhe platforma të tjera./21Media