Ukraina pretendon se 14 shtëpi në Donetsk u shkatërruan nga granatimet ruse

Një sulm me granatime ruse ka dëmtuar të paktën 14 shtëpi në qytetin lindor të Ukrainës, Donetsk, ka pretenduar administrata shtetërore e rajonit.
Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse ka viktima apo të lënduar.
“Rusët goditën sërish sektorin privat. Shtëpitë u dëmtuan në shkallë të ndryshme: çatitë, muret, dritaret, dyert dhe gardhet u dëmtuan. Mos u bëni joserioz. Evakuoni rajonin e Donetsku”, tha Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit. /21Media

Back to top button