Musk shpërbën bordin e Twitterit, e bën veten “drejtor të vetëm”

Elon Musk ka shpërbërë bordin e Twitter dhe e ka bërë veten “drejtorin e vetëm” të kompanisë.
Gjithë anëtarët e kaluar të bordit janë larguar nga roli, duke e lënë Muskun drejtor të vetëm, raporton “The Independent”.
Veprimi u ndërmor të enjten si pjesë e blerjes së kompanisë prej 44 miliardë dollarësh të Musk, sipas të njëjtës dosje të SEC, e cila u bë publike të hënën.
Bordi kishte përfshirë më parë kryetarin e tij, Bret Taylor, si dhe shefin ekzekutiv, Parag Agrawal, gjithsej, bordi përfshinte nëntë drejtorë.
Ky është vetëm një nga sërë ndryshimesh thelbësore që Musk ka bërë tashmë, brenda disa ditësh nga blerja dhe marrja në dorë e kompanisë./21Media

Back to top button