Musliu: Albini shiti shpresën e familjarëve për të gjetur të dashurit e tyre

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas diskutimit për hapjen e arkivave të UÇK-së duke thënë se me këtë kryeminstri i Kosovës, Albin Kurit ka shitur dhe shpresën e fundit të familjarëve për të gjetur të dashurit e tyre.
“Ky demagogu, që gënjeu një pjesë të popullit brenda dhe jashtë vendit, çdo ditë po e shfaqë fytyrën e vet të vërtetë. Çdo ditë po e shohim hipokrizinë, narcizmin, genjështarin dhe së fundmi edhe tradhëtarin e këtij vendi. Me kërkesen e tij për hapjen e arkivave të UÇK-së në linjën e njejt me kriminelet serb, Albini shiti edhe shpresën e fundit të familjarëve për të gjetur të dashurit e tyre. E ju që verbërisht kërkuat ndryshimin, tani ja ku e keni; ndryshimi që ju e sollët e ka vetëm një emër: tradhëti dhe shkatërrim”, ka shkruar në Facebook Musliu.

Back to top button