Rihanna dhe A$AP Rocky bëjnë debutimin si çift në Met Gala

Këngëtarja e njohur, Rihanna dhe i dashuri i saj A$AP Rocky në mbrëmjen e madhe të Met Gala kanë bërë debutimin si çift.
Nuk është hera e parë qe artistja 33 vjeçare mahnit me përzgjedhjen e saj në mbrëmje të mëdha si Met Gala e shumë të tjera.
Rihanna veshi një fustan “dramatik” të zi, kombinuar me diamantë të Bulgari, ndërsa Rocky kishte një veshje shumëngjyrëshe.


Këngëtarja për disa vjet me radhë është shpallur si artistja e cila është veshur më së miri në mbrëmjen e madhe të Met Gala.
Në korrik të vitit 2020, Rihanna ka pasur të veshur një fustan glamuroz të verdhë, por që e ksihte bërë të ndihej jo edhe aq rehat.
“Më kujtohet, isha shumë e frikësuar për të dalur jashtë veturës sepse mendoja që veshja ime ishte “e rëndë” dhe jo e përshtatshme për atë mbrëmje, mendoja se e kisha tepruar, i thosha vetes, jam një kloun”, tha këngëtarja./21Media

Back to top button