Musliu analizon veprimin e policisë sot në Istog

Sot në emisionin Click në RTV 21 u diskutua për vrasjet e sotme në Istog

Eksperti i Sigurisë , Agim Musliu , duke e analizuar ngjarjen e stome në Istog tha se pas vrasje që ndodhën sot në Istog tha se në të gjitha qendrat duhet të krijohet një njësi e fortë e cila reagon në dukuri të tilla.

“Policia moderne në çdo akt kriminal të tillë nëse nuk vjen në vend të ngjarjes për dy minuta ka humbur shumëçka. Ngjarjen e sotit nëse e analizojmë policët kanë reaguar në mënyrë klasike ashtu siç mësohet “by the book” në Akademinë Policore” , e cila dallon nëse kish vazhdu kirmineli i cili ishte në plaçkitje sot t’i mbajë peng apo të marrë peng edhe të dal jashtë atëherë është dashtë të aplikohet një taktikë tjetër , por kanë vepruar ashtu siç duhet”, vlerësoi Musliu.

Polici Izet Demaj u vra sot në detyrë, teska po intervenonte bashkë me kolegët në një rast grabitje në filialin e banës NLB në Istog. Grabitësi i cili po ashtu është vrarë ka shkrepur me armë drejt policisë ku është plagosur rëndë Demaj, ai nuk ka mundur të iu përballojë plagëve të marra dhe ka vdekur./21Media

Back to top button