Musliu e tmerruar për dënimin ndaj Mustafës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu u shpreh e tmerruar nga vendimi i Gjykatës Speciale për dënimin e Saih Mustafës.
Ky i fundit u dënua me 26 vjet heqje lirie duke u shpallur fajtor për veprat si: vrasje e paligjshme, torturë dhe ndalim arbitrar.
Formimi i Gjykatës Speciale u votua në Kuvendin e Kosovës në gusht të vitit 2015, e kundër kësaj votoi deputetja Musliu.
Lidhur me këtë ajo sot u shpreh falënderuse ndaj siç tha Zotit që nuk votoi pro këtij vendimi e po ashtu falënderoi edhe qytetarët për përkrahjen.
“Faleminderit Zot, që ma dhe durimin me e përballu stresin e presionit që m’u shkaktua kur po votohej Gjykata Speciale. Faleminderit që ma dhe guximin qe t’iu qëndroj fort bindjeve të mija të familjes, farefisit dhe shoqërisë sime. Faleminderit të gjithë atyre që më mbështeten e më përkrahen në ato ditë torturuese që më besuan dhe më dhanë kurajë kur vendosa të votoj kundër kësaj gjykate që sot po e përdhosë gjakun e sakrificën e popullit tim. Sot edhe pse ndërgjegjen e kam të pastërt, shpirti im është rënduar nga dhimbja për CALIN dhe për veprën sublime të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, për KRYEVEPRËN E HISTORISË SONË KOMBËTARE. Lavdi e përjetshme luftës së CALIT dhe UÇK-së!”, shkroi ajo në Facebook./21Media

Back to top button