Një grua gjendet pa shenja jete

Një grua në Prizren dje është gjetur pa shenja jete.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Njësitë policore dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Prokurori ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Policia.
Rasti vazhdon të hetohet./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?