Musliu i drejtohet Kurtit: Frikacak edhe mashtrues

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka shprehur keqardhjen e saj për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët sipas saj me zemër dhe shpirt e kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës, por që siç tha ajo, tek disa mungon guximi për ta kundërshtuar këtë vendim.
Në seancën e jashtëzakonshme ku po debatohet për shtrenjtimin e rrymës, Musliu ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është frikacak sepse nuk po guxon të përballet me problemin që u ka shkaktuar qytetarëve.
“Para disa ditësh në këtë foltore edhe në këtë parlamentar para thënë që Albin Kurti ose kryeministri i vendit tonë është frikacak, kjo po dëshmohet edhe sot e shihni sa frikacak që është përveç që nuk guxon vetë të vijë të përballet me problemin që u ka shkaktuar qytetarëve të Kosovës ai i detyron edhe ministrat që mos të vijnë në sallë. Nuk i duhet këtij vendi një Qeveri frikacake, e ke marr vendimin, hajde ballafaqohu, e ke mbështet këtë vendim hajde ballafaqohu por jo me ikë mos ikë sepse nuk mund t’iu ikësh qytetarëve të Kosovës. Ai përveç se është frikacak dhe mashtrues është edhe një shakaxhi i madh, e keni parë se si bënë hajgare me popullin, gjatë gjithë ditës sot ka bërë ekzibicione në Facebook-un e tij duke u munduar t’iu shpjegoj tarifat qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Musliu./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button