Musliu: Leonora Jakupi shkakton tërmet në Serbi me këngën “Komandant”

“Komandant” titullohet kënga e re e këngëtares së njohur Lenora Jakupit që e solli javën e kaluar. Kjo këngë i është kushtuar pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë ka bërë bujë edhe në mediat serbe.
Lajmet për këtë këngë në portalet serbe kanë bërë që të reagojë deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila në profilin e saj në Instagram ka postuar disa tituj të mediave serbe.
“Leonora Jakupi shkakton tërmet në Serbi me këngën komandant”, ka shkruar Musliu në Instagram.

Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge është kujdesur Avni Qahili, kurse pë orkestrimin Ebrar Mazhar.

Leonora ka treguar se me rastin e festes së 17 shkurtit ajo ka bërë të ditur se në po atë datë do të publikohet edhe një tjetër këngë, “Liria ka emër”./21Media 

Back to top button