Musliu-LVV-së: Duda Balje le t’i propozon amandamentet se ndoshta i votoni

Sot rreth diskutimit të amandamentit për ndarjen e mjeteve për ujësjellësit Shipol-Brus-Mitrovicë, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka akuzuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje se janë kundër rajonit të Drenicës.
Madje ajo ka thënë që amandamentet të propozohen nga Duda Balje sepse ndoshta vetëm në atë mënyrë votohen.
”Le ti marrim amandamentet, le t’i propozon Duda Balje, nashta i votoni”, ka thënë Musliu.
Në seancë të jashtëzakonshme, organi më i lartë legjislativ po voton një nga një, 83 amendamentet e projektbuxhetit për vitin 2022. /21Media

Back to top button