Sonte jepet shfaqja “La Rrem” në Teatrin Kombëtar

Sonte(17 dhjetor), duke filluar nga ora 20:00 do të jepet repriza e shfaqjes “La Rrem”, në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Kjo shfaqje ishte anuluar ditë më parë për shkak të ndërprerjes së ngrohjes në kryeqytet.
“La Rrém” është shfaqje requiem për artistin shumëdimensional, aktorin, regjisorin, këngëtarin dhe dramaturgun Muharrem Qena.
“La Rrém” është dashuria dhe pasioni për artin, për të bukurën. Është kënga, që buron nga shpirti, nga vuajtja e nga gëzimi. La Rrémi ynë është universal. Ai i flet kohës edhe botës sonë. Kudo dhe kurdo. La Rrém është njeriu revoltues, kryengritës dhe mosnënshtrues”, kështu përshkruhet kjo shfaqje nga faqja zyrtare.
Aktorë në këtë shfaqje janë: Ernest Malazogu, Ylber Bardhi, Shengyl Ismaili, Arta Selimi, Flaka Latifi, Bujar Ahmeti, Tristan Halilaj./21Media

Back to top button