Kaloni te përmbajtja kryesore

Musliu: Nuk jam penduar, Peci ka dal nga vërshimet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, nuk është penduar veprimet e saja ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.
“Jo nuk jam penduar, nuk jam penduar aspak. Për asnjë veprim në jetën time nuk jam penduar, dhe as nuk pendohem sepse mendoj se kam pasur të drejtë”, tha deputetja në Click të RTV21.
“Në momentin që një ministër të akuzon para komisionit pa fakte dhe pa bazë, me akuza të rënda kriminale, nuk meriton sjellje tjetër”, shtoi ajo.
Tutje, ajo theksoi se më parë pranon të jetë arrogante sesa e poshtëruar nga një ministër që, siç u shpreh ajo, ka dalur në sipërfaqe nga vërshimet.

Akuzat e ndërsjella mes deputetes dhe ministrit për grantet bujqësore, kanë bërë që debati në Komisionin për Bujqësi dje të përshkallëzojë. Krejt kjo ka nisur kur Musliu e ka pyetur për anulimin e disa granteve bujqësore, me ç’rast e ka quajtur ministrin Faton Peci me epitetin rrugaç.
Ndërkaq ministri e ka akuzuar deputeten se po e mbron krimin./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button