Musliu për Ministrin Peci: Uji nuk është që e ka lëndu, ishte një akt proteste

 
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ganimete Musliu në emisionin “Click” të RTV21 është deklaruar një ditë pasi e gjuajti me ujë ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.
Musliu ka thënë se gjuajtja me ujë ishte një akt proteste, ndaj siç tha ajo, akuzave që ministri i ka drejtuar.
“Uji nuk është që e ka lëndu, është një akt proteste me i tregu që mjaft se e ke tepru”, ka thënë ndër të tjera Musliu.

Akuzat e ndërsjella mes deputetes dhe ministrit për grantet bujqësore, kanë bërë që debati në Komisionin për Bujqësi dje të përshkallëzojë. Krejt kjo ka nisur kur Musliu e ka pyetur për anulimin e disa granteve bujqësore, me ç’rast e ka quajtur ministrin Faton Peci me epitetin rrugaç.
Ndërkaq ministri e ka akuzuar deputeten se po e mbron krimin./21Media

Back to top button