Musliu: Qeveria u mbyt duke i ngrit pagat prej që PDK e ka kandiduar Hamzën kryeministër

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi qeveria ka njoftuar për rritjen e pagave në sektorin publik.
Musliu ka thënë se për këtë vendim qytetarët po ia shohin hajrin Bedri Hamzës.
“Bedri Hamzes kane fillu me ja pa hajrin qytetaret ende pa e marre zyrtarisht mandatin e Kryeministrit. Prej qe Partia Demokratike e ka kandidu për Kryeministër u mbyte duke i “ngrite” pagat Qeveria. Ama qytetaret tash po numërojnë Nentor, Dhjetor, Janar, BEDRI HAMZA”, ka shkruar Musliu në Facebook./21Media