Rrukiqi për rritjen e pagave: Hajgare me dinjitetin e shërbyesve publik

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rrukiqi ka reaguar reaguar pasi qeveria ka njoftuar për rritjen e pagave në sektorin publik.
A i këtë vendim e ka quajtur hajgare me dinjitetin e shërbyesve publik.
“55 euro rritje në Janar 2025, 110 euro rritje në Korrik 2025
Në përqindje, vetëm 9.65% rritje në Janar 2025, ndërsa 19.30% në Korrik të vitit 2025.
Mos të harrojmë, që rritja e çmimeve në 3 vitet e fundit ka qenë 22.5%, pra rritja e paralajmëruar e pagave, nuk i kompenson as shpenzimet e rritura nga rritja e çmimeve.
Me ndryshimin që po vjen, në ditën e parë të qeverisjes, me Lumirin Kryeministër, koeficienti bëhet 150.”, ka shkruar Rrukiqi. /21Media