Musliu reagon ashpër: Turp për ata që po i shfrytëzojnë për PR politik

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj deklaratave të Vetëvendosjes lidhur me operacionin e FSK-së në veri të vendit, ku u gjet trupi i pajetë i mërgimtarit i cili ka rënë nga Ujmani.
Musliu ka thënë se FSK-ja nuk guxon të politizohet.
“Heroizmi i ushtarëve nuk guxon me u keqpërdor për me mbulu paaftësinë qeverisëse.
Në vend se të heshtin e të tregojnë respekt për një jetë të humbur, këta po tregojnë disrespekt për të ndjerin dhe familjen e tij.
Sa turp, aq edhe mjerim!
Në krejt këtë maskaradë, po na intereson veç një gjë:
Ku e morën këta këtë ushtri, kur thonë që kur erdhën në pushtet e gjetën Kosovën të shkatërruar?”, ka shkruar Musliu në Facebook.
Më tej ajo ka thënë se FSK-ja po shfytëzohet për marketing politik, duke e cilësuar këtë si turp.
“Në krejt këtë maskaradë, po na intereson veç një gjë:
Ku e morën këta këtë ushtri, kur thonë që kur erdhën në pushtet e gjetën Kosovën të shkatërruar?
A thua FSK-në e gjetën në ndonjë pako Smoki???
Apo edhe ajo ka zbritë nga qielli, njëjtë si “sukseset” që veç ata i shohin?
Jo, maskarenjë, mos e politizoni FSK-në!
Kjo është ushtri e ndërtuar nga breza me mund, me sakrificë dhe me përkushtim.
FSK nuk është ndërtuar me statusa në Facebook. FSK ka dalë nga gjaku i bijave dhe bijëve më të mirë të Kosovës!
Respekt për ushtarët tanë!
Turp për ata që po i shfrytëzojnë për PR politik!“, ka përfunduar Musliu./21Media